Komuna e Prishtinës të përmirësoj infrastrukturën përcjellëse të rrugëve
23/05/2013Prishtinë, 23 Maj 2013 – INPO shprehë shqetësimin për gjendjen e krijuar në disa lagje dhe rrugë të Prishtinës, si pasojë e reshjeve të shiut të ditës së djeshme të cilat shkaktuan vërshime. Pas dy orë reshje me shi, rrugët e Prishtinës kanë marrë pamje tjetër duke ngjasuar me atë të lumenjve.
INPO dje menjëherë ka vizituar disa lagje dhe qendrën e Prishtinës dhe duke e parë gjendjen e krijuar nga reshjet e shiut, ka konstatuar se këto vërshime janë shkaktuar si pasojë e infrastrukturës së dobët rrugore dhe mungesës së mirëmbajtjes së tyre.
INPO kërkon nga komuna e Prishtinës që menjëherë të dezinfektoj rrugët dhe të gjithë vendet që janë vërshuar nga ujërat e zeza.
Edhe pse komuna e Prishtinës është përballur më këtë problem edhe më herët, nuk ka punuar në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi dhe në bazë të projekteve të cilat janë paraparë me buxhetin komunal për vitin 2013, nuk është gjetur zgjidhja e këtij problemi.
INPO i bënë thirrje komunës së Prishtinës dhe kompanive publike që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e kanalizimit dhe pastrimit të rrugëve, t’i marrin masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi. Poashtu i bëjmë thirrje komunës dhe të gjithë akterëve të tjerë përgjegjës, që të tregohen më të vëmendshëm dhe të intervenojnë me kohë në rastet e tilla.
Në fund të kësaj komunikate, INPO kërkon që komuna e Prishtinës të vizitojë lagjet që janë prekur nga vërshimet e djeshme dhe nëse konstaton që këto vërshime kanë shkaktuar dëme tek banorët e këtyre lagjeve, atëherë komuna të krijoj një komision për të vlerësuar dhe kompensuar dëmet që u janë shkaktuar.