“Komuna dhe Kuvendi i Komunes se Prishtines”
28/06/2011Organizata INPO sot në oborrin e Komunës së Prishtinës përmes një performance me titull “Komuna dhe Kuvendi i Komunës së Prishtinës”
ka shprehur pakënaqësinë dhe njëkohësisht shqetësimin se si Komuna e Prishtinës vazhdon ta mbajë të mbyllur Komitetin për Politikë dhe Financa dhe përafërsisht jemi munduar të paraqesim se si mbahen mbledhjet e Kuvendit Komunalë, ngase INPO-së ende nuk i’u është lejuar të merr pjesë në asnjë mbledhje nga katër që janë mbajtur deri më tani.
Performanca e sotme kishte katër pika kryesore :
Ne jemi transparent
Ne i zbatojmë ligjet
Ne jemi aktiv në mbledhje
Jemi të hapur për qytetarë, OJQ dhe media
Ne mendojmë se asnjërsa nga këto pika nuk zbatohen nga zyrtarët Komunal gjithashtu mendojmë se duhet të merren masa të menjëhershme nga Komuna e Prishtinës për hapjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, të jenë sa më transparent, t’i lejohet INPO-së që të merr pjesë në seancat e Kuvendit Komunal, t’i lejohet qasja në dokumentet zyrtare dhe të përgjigjet në kërkesat të cilat i ka dërguar organizata jonë në adresë të Komunës së Prishtinës.