Jeta e qytetareve te prishtines ne rrezik
07/04/2011Organizata INPO sot në oborrin e Komunës së Prishtinës përmes një përformance ka shprehur pakënaqësinë dhe njëkohësisht shqetësimin e qytetarëve lidhur me pompat e benzinës të cilat janë shumë afër vendbanimeve
e që paraqesin rrezik shumë të lartë për jetën e banorëve dhe se këto pompa e zhvillojnë biznesin e tyre pa ndonjë pengesë. Shqetësuese është largësia në të cilën ndodhen këto pompa nga shtëpitë apo banesat e që varion nga 5 m deri në 15 m. Janë identifikuar disa pompa në lagje të ndryshme të Prishtinës si në lagjen Bregu i Diellit, Te qafa, Ulpiana, Dardania etj
Performanca e sotme kishte katër pika kryesore :
· Pompat e benzinës në afërsi të vendabimeve janë bomba të kurdisura
· Jeta e Prishtinasve është në rrezik
· Këto biznese kanë shkelur standardet e ndërtimit
· Marrja e masave është emergjente
Ne mendojmë se duhet të mirren masa të menjëhershme lidhur me këto biznese ashtu siq është vepruar në vitin 2010 me popmën e benzinës e cila ndodhej në afërsi të shtëpisë së Kryetarit të Komunës z.Isa Mustafa, megjithëse ai biznes është mbyllur me pretekstin se ka qenë i ndërtuar pa leje.