INPO shpreh keqardhje për vrasjen e Drejtorit të Arsimit z. Remzi Salihu!
03/10/2011Organizata Iniciativa për Progres (INPO) shpreh keqardhjen dhe tronditjen e thellë me rastin e rëndë të vrasjes së Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Remzi Salihu në zyrën e tij të punës. Pa marrë parasysh rrethanat, një akti i tillë është i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm për shoqërinë tonë, është goditje për institucionet publike si përfaqësuese të qytetarëve dhe është goditje për sistemin arsimor të vendit.
Në këto momente të vështira u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe kolegëve pranë Komunës së Prishtinës. Bashkëndiejmë dhimbjen me ta dhe u qëndrojmë afër në këto momente të vështira duke pritur që drejtësia do të vendoset në vend.
Në këto raste është e rëndësishme që tu besojmë organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë të kryejnë punën e tyre. Aktet e dhunës, në disa rastet edhe me fatalitete janë një dukuri mjaft shqetësuese e cila duket se po shënojnë rritje në Kosovë. Ftojmë Komunën e Prishtinës që të tregojë forcën dhe pjekurinë për të kaluar këto momente të vështira dhe të vazhdojë procesin e ngritjes së cilësisë në arsimin e kryeqytetit, kjo sa i përket përgjegjësive të cilat i ka.