INPO reagon kundër mbulimit të emblemës së “Kamarierit” në qendër të qytetit të Ferizajt
31/05/2014Vendosja e posterave dhe pllakateve zgjedhore mbi simbolet që tregojnë identitetin kulturor të qytetit përbëjnë shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Ferizaj,31 Maj 2014. INPO nga procesi i monitorimit të aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore të këtyre ditëve me shqetësim ka vërejtur se në qytetin e Ferizajt partitë politike nuk po i respektojnë dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës të përcaktuara me kodin e mirësjelljes në nenin 33 ku specifikohen veprimet e ndaluara të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.
INPO vlerëson se vendosjae pllakateve dhe posterëve të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në Ferizaj po bëhet në kundërshtim me pikën b të nenit 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku shprehimisht thuhet se gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik,mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim: vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe posterëve, ose përndryshe, vendosja e emrave të tyre ose e sloganeve në lidhje me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike ose godinave, në apo mbi rrugët publike, në shenjat publike të trafikut,brenda ose jashtë hapësirave ose ndërtesave të zëna ose, ndryshe, që shfrytëzohen nga organizatat.
Përmes një Konference përmedia INPO sot ka reaguar kundër mbulimit të simbolit të “Kamarierit” në qendër të qytetit me një poster të kandidadit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. INPO konsideron se mbulimi i emblemës së “Kamarierit” me materiale propaganduese zgjedhore përbën cenim të identitetit kulturor të qytetit, i ciliidentifikohet me këtë emblemë.
INPO do t’a adresojë këtë shkelje tek Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe do të kërkojë nga kryetari i komunës z.Muharrem Svarqa që t’a largoj posterin e vendosur mbi emblemën e “Kamarierit” dhe të kujdeset për ruajtjen e identitetit kulturor tëFerizajt dhe shfrytëzimin e drejtë dhe në përputhje me ligjin të hapsirave publike.