INPO publikon “Udhëzuesin për Trajtimin e Informatave Sekrete Afariste në Prokurimin Publik”

08/11/2024

Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetje të Rockefeller Brothers Fund, përmes konferencës ka publikuar “Udhëzuesin për Trajtimin e Informatave Sekrete Afariste në Prokurimin Publik”, në të cilën është trajtuar çështja e trajtimit të informacioneve sekrete afariste në prokurimin publik në Kosovë. Gjithashtu, ky Udhëzues synon të trajtoj këto  informacione në kuadër të procedurave të prokurimit publik, si dhe detyrimin për t’u siguruar palëve të interesuara dhe publikut qasje në informatat e aktiviteteve të prokurimit dhe transparencë.

Prezantimi këtij Udhëzuesi është bërë nga z. Diellor Gashi, hulumtues i lartë në INPO, i cili prezantoi gjetjet kryesore në praninë zyrtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), zyrtarëve nga Komunat dhe Ministritë e Kosovës, organizatave joqeveritare si dhe institucioneve të tjera. Ndërsa panelistë në këtë konferencë ishin znj. Albulena Nrecaj, Drejtore Ekzekutive e INPO-s, z. Avni Sahiti, anëtar i bordit të KRPP-së, z. Isa Hasani, U.D. Kryetar i Bordit të OSHP-së, si dhe z. Jeton Arifi Drejtor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Udhëzuesi u vlerësua lartë nga të pranishmit si një burim i nevojshëm informacioni për avancimin e njohurive sa i përket trajtimit të sekreteve afariste në fushën e prokurimit publik, si për autoritetet kontraktuese, ashtu edhe për operatorët ekonomik.

Detajet e tjera lidhur me Udhëzuesin i gjeni në linkun më poshtë.

Udhëzuesi për Trajtimin e Informatave Sekrete Afariste në Prokurimin Publik

#TransparencaPublike #Prokurimi #IntegritetiKomunave #RockfellerBrothersFund #INPO #KomunatNëKosovë