INPO PUBLIKON ANALIZËN: SFIDAT E PROKURIMIT PËR USHQIMIN E FSK–SË
01/11/2024Iniciativa për Progres (INPO) me mbështetje të Rockefeller Brothers Fund, ka publikuar Analizën “Sfidat e prokurimit për ushqimin e FSK–së” në të cilin janë analizuar parregullësit, favorizimet dhe lojrat ligjore në kontratat për furnizim me ushqim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Analiza sjell një përmbledhje të detajuar mbi prokurimin e shërbimeve ushqimore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shqyrtuar ligjshmërinë dhe efektivitetin e procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viteve 2018-2024. Analiza nxjerr në pah një sërë problemesh të rëndësishme, përfshirë mungesën e transparencës, përdorimin e shpeshtë të procedurave të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, trajtimin jo të barabartë të operatorëve ekonomikë, konsistencën e diskutueshme të vendimeve nga OSHP dhe rolin e KRPP-së.
Një nga çështjet kryesore të identifikuara në këtë hulumtim është dhënia e kontratës për operatorin ekonomikë të papërgjegjshëm dhe mosndërmarrja e masave të duhura ligjore ndaj dokumentacioneve të dyshimta. Përveç kësaj, përdorimi i “situatave emergjente” ka krijuar një mjedis që cënon konkurrencën e drejtë dhe favorizon operatorë të caktuar.
Për të lexuar më shumë mbi gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e këtyre proceseve, ju ftojmë të lexoni analizën e plotë të publikuar nga INPO.
INPO_Analizë_Furnizimi me ushqim_Ministria e Mbrojtjes_perprintim