INPO hap debatin mbi arsimin në komunën e Prishtinës

14/05/2014

Prishtinë, 14 Maj 2014 – Iniciativa për progres (INPO) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sfidat e Arsimit në komunën e Prishtinës”. Kjo tryezë është përkrahur nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung – FES. Në kuadër të kësaj tryeze u prezantua të gjeturat nga monitorimit i drejtorisë komunale të arsimit për periudhën Janar – Maj 2014.

Në këtë tryezë ishin prezent drejtori i arsimit të komunës së Prishtinës z. Jusuf Thaçi, përfaqësues të komitetit të arsimit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ekspert dhe nohës të arsimit, drejtorët e disa shkollave, të OSBE përfaqësues të OJQ-ve si dhe mediat.

Drejtori i INPO-s z.Samir Reka bëri hapjen e këtij debati dhe tregoj arsyeshmërin e të debatuarit për këtë temë, ku më pas koordinatori i INPO-s z.Osman Bllaca prezantoj të gjeturat nga monitorimi i drejtorisë komunale të arsimit. Z. Bllaca theksoi: Kemi vlerësuar nismat e mira, ngecjet dhe sfidat ne menaxhimin e sektorit te arsimit ne komunën e Prishtinës, si çerdhet, shkollat fillore dhe ato të mesme, veprimtarinë e Drejtorisë së Arsimit gjatë këtij mandati dhe mundësitë për avancimin arsimit në kryeqytet. Gjithashtu prezantoj të arriturat si, ngritjen e transparencës për përzgjedhjen e punëtoreve të Arsimit në Komunën e Prishtinës, përpilimi i pyetësorit për rekrutimin e stafit mësimdhënës dhe hapja e procesit të intervistimit të punëtorëve të arsimit, për monitorim nga shoqëria civile kanë qenë hapa shumë të rëndësishëm në ngritjen e transparencës në punësim, kyçja në internet, rregullimin e aktiviteteve jashtë shkollore. Bllaca, poashtu i adresoi të gjitha problemet të cila i ka evidentuar si, cilësia e arsimit, mungesat e shumta të nxënësve, siguria në shkolla, mungesa e kabineteve dhe laboratorëve, regjistrimi i nxënësve në shkolla, me theks te veçante në gjimnazeve etj. Regjistrimi i nxënësve në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, mbi ngarkimi i klasave, mungesa e kushteve të nevojshme për punë janë duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e nxënies së mësimit nga nxënësit në shkolla dhe rezultatet e maturës shtetërore. . INPO vlerëson se cilësia është jo e kënaqshme e arsimit në komunën e Prishtinës, ku vlerësojmë se përgjegjësia kryesore është tek komuna e Prishtina. Siguria në shkolla ku të dhënat e prezantuara janë marrë nga Policia e Kosovës. Njëkohësisht, sipas statistikave te Policisë se Kosovës, në shkolla ka ndodhur vrasje, rrahje etj. Mungesat alarmante në Shkolla, te dhënat janë marre nga Informata e prezantuar ne Kuvendin e Komunës.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë z. Jusuf Thaçi: Falënderon për ftesën dhe përshëndet te ftuarit, për fillim rekomandon qe niveli i debatit te shkoj ne rrafshin profesional. Njëkohësisht fillon me prezantimin e sfidave që e përcjellin Drejtorinë e Arsimit ne Komune. Mungesa e kapaciteteve buxhetore, përcaktimi i ulet i buxhetit për drejtorinë e përkatëse. Mungesa e organizimit dhe planifikimit te klasave dhe shkollave, bën qe te ketë mungese buxhetore dhe planifikim te dobët buxhetor. Poashtu potencoi se ka mungese te madhe te stafit te DKA-se, nuk ka zyrtar për burime njerëzore kur dihet se DKA ka 3200 punëtor të angazhuar. Nuk ka persona qe mund te merren me rastet e dhunës dhe sigurisë ne shkolla etj. Problem tjetër është njëkohësisht edhe cilësia e arsimit ne shkolla. Kemi problem njëkohësisht edhe me shkollat profesionale ne Komune, këto shkolla cilësohen si shkolla te nivelit te dyte. Për rrjedhojë nuk kemi nxënës te kualifikuar qe ndjekin mësimet ne këto shkolla, njëkohësisht nuk ka libra të përgatitura nga MASHTI ne këto shkolla. Ka probleme me implementimin e projekteve kapitale si ne shkollën ne Arbëri, Shkolla e Muzikës ‘’ Prenk Jakova’” shkolla ne Kalabri etj . Është bere pezullimi i punimeve ne shkolla ku është hetuar se ka konteste gjyqësore.
Kemi poashtu probleme me mbingarkim ne klasat e shkollave te mesme, sot ka klasa me mbi 50 nxënëses, kemi marre masa që klasat që nga viti ardhshëm te ketë çdo klasë vetëm 35 nxënës.

Flamur Shala: Gjendja e arsimit ne Prishtine është e tille siç e shohim, edhe ne arsim si ne çdo institucion duhet te ketë respektim te ligjeve ne fuqi dhe konform kompetencave. Qe nga fillimi i mandatit te Kryetarit Ahmeti kemi vërejtur se këto mekanizma nuk po respektohen. Futja e nxënëseve ne panelin për përzgjedhjen e stafit mësimdhënies, ne komunën e Prishtinës, është shkelje e ligjit dhe procedurave ligjore. Ne muajin Shkurt, me vendim te DKA-se dhe partisë ne pushtet ne Komune VV u nxorën nxënësit ne shkolla dhe te dalin ne protestat e studenteve.
Sipas z. Shala Drejtori i Arsimit nuk na tha se ekzistoje e tri çerdhe te cilat janë te gatshme, por nuk vihen ne funksion dhe nuk tregoi se po shkelen procedurat e inspektoratit etj. Propozoj qe Kryetari Ahmeti dhe drejtoria përkatëse duhet te konsultohen me eksperte dhe planet zhvillimore për avancimin e arsimit ne komunën e Prishtinës. Propozojmë që udhëheqja e re te ketë bashkëpunim me te gjithë akteret e duhur ne ngritjen e cilësisë se arsimit ne komune dhe njëkohësisht te respektohen parimet, ligjet dhe mekanizmat institucional.

Ryva Bytyqi MASHT / inspektorati i Ministrisë: Inspektoret e arsimit vlerësojnë orët mësimore. Bëjmë inspektime kontrolluese, shkojmë me rekomandime por akoma pa rezultat te kënaqshëm. Klasat e mbingarkuara, mbajtja e kurse profitabile nga ana e arsimtareve, kemi vendos inspektimin e shkollave nga psikologet e shkollave, nuk kushte te mira higjienike etj. Mungesa e pedagogeve është problem i madh ne shkolla.

Jonuz Salihaj: Arsimi ne Prishtine duhet te jete model ne arsimin ne Kosove, duhet te ketë kontuitet ne çështjen e punës. Pra pavarësisht ndryshimeve politike puna duhet te vazhdohet. Niveli i arsimit parafillor – kemi staf te pakualifikuar ne çerdhet, e kjo ndikon shumë ne arsimimin e brezave dhe marrjen e masave. Flet për mbingarkimin e klasave dhe qeshjen e regjistrimit te nxënëseve ne shkolla me te njohshëm, me lista te përgatitura nga drejtoria komunale. Ne kemi mjaftueshëm strategji pre zhvillimin e arsimit, por çalojmë ne implementimin e tyre. Arsimi është politizua skajshëm, Siguria në shkolla është alarmante, nuk ka bashkëpunim ne mes policisë së komunitetit dhe institucioneve shkollore. Kemi probleme me përdorimin e narkotikeve ne masë te madhe ne shkolla te Prishtinës.

Ajet Brajshori : Shkollat profesionale teknike nuk duhet te rangohen si shkolla te dytësore, dhe njëkohësisht duhet ti bëjmë këto shkolla tërheqëse për nxënësit e interesuar. Nuk kemi platformë për orientimin e nxënësve ne karriere, ne mënyre që jo te gjithë te orientohen ne universitete por edhe ne shkolla profesionale. Shuarja e klasave te 13 –ta ka krijuar probleme sepse një pjese e stafit mësimdhënës duhet te pushohet nga puna ose ti reduktohet orari i mësimit.

Agim Gashi ish-drejtor i arsimit: Benë thirrje për bashkëpunim ne mes akteve me rëndësi ne arsim, potencon se janë shënuar rezultate krahasuar me vitet e kaluara. Objektet e ndërtuara duhet te mirëmbahen, pra te përcaktohet buxhet për mirëmbajtjen e tyre.

Nebih Behluli nga MASHT: Kemi bashkëpunim te mire me organet komunale respektivisht DKA-ne. Ka fillu te rritet niveli i transparencës ne komuna. Ka vërejtje por ka edhe rezultate ne shume shkolla, kjo si rezultat i punës se palodhshme te arsimtareve ne shkolla. Janë organizuar trajnime për ngritjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies, ne mënyrë qe te rritet performanca e punës në arsimin në Kosovë.

Nga kjo tryezë dolën këto rekomandime: drejtoret e shkollave përkatëse te marrin masa në mënyrë që rastet e dhunës te rrallohen, Te ketë bashkëpunim në mes Drejtorive, nxënëseve dhe prindërve, të krijohen kushtet më të mirat të punës për shkolla profesionale, numër më të lartë të inspektorëve, buxhet më të madh për DKA-në.