INPO emëron rrugën para komunës “Bahnhofstraβe”
16/05/2014Ferizaj, 16 Maj- Iniciativa për Progres sot përmes njëperformance publike para komunës së Ferizajt ka reaguar ndaj mungesës sëemërtimit të rrugëve nëpër fshatra dhe sheshet e qytetit të Ferizajt.
Në mungesë të emrave të rrugëve, INPO vendosi që simbolikisht rrugën para ndërtesës së komunës ta emëroj “Bahnhofstrasse”. Përdorimi i një emri gjerman është ndërlidhur me premtimin e kryetarit z.Muharrem Svarqa gjatë fushatës zgjedhore, i cili kishte premtuar se përvojën e tij jetësore në Gjermani do ta aplikoj për zgjidhjen e problemeve publike nëkomunën e Ferizajt. Prandaj, përmes kësaj performance INPO kërkoi edhe një herë nga kryetari Svarqa që t’i përmbahet premtimit të tij zgjedhor dhe ta përshpejtojë procesin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve të qytetit.
Për më tepër,kryetarit i’u përkujtua edhe kërkesa e organizatës për emërimin e sheshit tek gjykata me emrin “sheshi i fjalës së lirë”, për nderë të librit katërmbëdhjetë autor, si libri i parë i djegur me vendim të gjykatës së regjimit serb.