INPO dënon djegien e librit të Blendi Fevziut në Ferizaj: Fatkeqësia e traditës komuniste për djegie
30/12/2011Ferizaj, 30 dhjetor 2011: Qytetarët e Ferizajt dje ishin dëshmitar të djegies publike të librit të autorit Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”, një akt i tillë qyqar përbën fyerje dhe përçmim të mijëra viktimave të komunizmit në Shqipëri. Djega e librit ka irrituar opinion e gjerë publik të qytetit dhe një veprim i tillë i shëmtuar veçse ka ven në pah karakterin dhe natyrën komuniste të grupit që bëri këtë gjest të turpshëm. Komunistët janë të njohur në Ferizaj për djegie publike të librave që nuk ju ka kanë pëlqyer siç ka ndodhur në vitin 1985. Ky grusht i njerëzve në asnjë mënyrë nuk përfaqëson Ferizajn dhe janë mbetja e fundit në shoqërinë Kosovare e një mendësie të një regjimi i cili shkaktoi vuajtje të thella për popullin shqiptar në Shqipëri.
Djegia e librit të z.Fevziu nuk mund të fshij nga kujtesa e popullit shqiptar krimet e regjimit komunist dhe as të vërtetën për diktatorin Enver Hoxha.
Iniciativa për Progres kërkon nga Kryetari i Komunës së Ferizajt që të ushtroj detyrën e tij me përgjegjësi si i pari i komunës, dhe të mbroj karakterin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës. INPO, kërkojmë që Kuvendi Komunal të mos lejoj që sheshi i qytetit i cili është ikonë e demokracisë Kosovare të përbuzet e përlyhet nga akte vandale të tilla çfarë janë bërë nga një grup i vogël i qytetarëve.
Në fund INPO shpreh shqetësim të thellë me faktin se drejtuesi i këtij grupi është mësimdhënës i lëndës së filozofisë në Gjimnazin e shkencave natyrore në Ferizaj dhe kërkojmë nga drejtoria e Arsimit që të marrë masa kompetente për t’i siguruar prindërit e nxënësve që profesori nuk i indoktrinon nxënësit me bindjet e tij personale.
—————