HIQEN TAKSAT PËR INVESTIME NË KOMUNËN E FERIZAJT!
02/09/2013Raport nga Monitorimi i KK Ferizaj
30.08.2013
Me datë 30 Gusht u mbajt Mbledhja e IX-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1.Konfirmimi i pjesmarrjes në seancë:
Kryesuesi i Kuvendit hapi mbledhjen duke lajmëruar asambleistët se nuk ka mungesë të këshilltarëve në këtë seancë:
2.Miratimi i rendit të ditës:
z.Bekim Ademi mori fjalën duke thënë se ai para disa kohësh ka pasur tri kërkesa të cilat asnjëherë nuk u diskutan,kërkesa ato për emrimin e sheshit,emrimin e shtëpisë se shëndetit mentalë si dhe hapjen e një Universiteti Publik në Ferizaj.
z.Ylber Topalli nga ana e PDK-së,doli me një propozim për lirimin nga taksa për “Kosova Gas” dhe bizneset tjera,pra për ndryshimin e rregullorës.
Nga ana tjetër Kryesuesi i Kuvendit tha se sa i përket kërkesës së z.Ylber Topallit është diskutuar në Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa se do lirohen ose të gjitha bizneset e jo vetëm një biznes i cili nuk ka filluar akoma zyrtarisht punën.Në mbledhjen e KPF-së është kërkuar vetëm për Kosova Gas,ndërsa tani për të gjitha bizneset.Ndërsa për kompaninë në fjalë z.Zariqi tha se është firmë piramidale se si kjo firmë punon.
z.Faruk Guri tha se lirimi nga taksa nuk është në rregull dhe se personalisht jam kundër të hiqet kjo taksë dhe të bisedohet për të.
Nga të gjitha këto replika z.YlberTopalli mori prap fjalën duke thënë se propozimi i grupit parlamentar të PDK-së është racional,i arsyeshëm dhe domethënës.Ndër të tjera theksoi se nuk ka të bëjë vetëm me një kompani,por më të gjitha bizneset që ofrojnë punë.
z.Sahit Krasniqi,nga radhët e LDK-së tha se në KPF është diskutuar dhe nuk mori votat e mjaftueshme që të kalohet në kuvend.Nuk do të ishte problem nëse do të ndryshohet rregullorja për të gjithë,ejo të specifikohet vetëm “Kosova Gas”
z.Medain Hashani tha se ne propozojmë që të ndryshohet rregullorja tek pika 5.2.
z.Ymri Hashani tha se për këtë çështje dolën dy propozime dhe arsyetimin e kësaj çështje do të ishtë më mirë ta bëntë Drejtori i Ekonomisë dhe Financave e jo Përfaqësusesit e Grupeve Parlamentare.
z.Xhavit Zariqi tha se unë insistojta mbroj interesin e qytetarit e jo të firmës.
z.Faruk Guri kërkoi 5 minuta pauzë që të marrin një qëndrim të partisë lidhur me këtë çështje.
z.Mustafë Grainca tha se propozimi jonë është Kosova Gas dhe të tjera që operojnë të ju hiqet kjo taksë dhe emri i kësaj firme nuk është heq nga propozimi për shkak se është e vetmja firmë e parë që ka kërkuar të hiqen taksat.Dhe me këtë realizim po ulë kosto jetësore rreth 30 %..Ai në fund kërkoi që të votohet ky projekt për lirim të taskave duke pasur parasysh vendimin e drejtë dhe seriozitetin e kësaj firme.
z.Lulzim Aliu tha se interesi ështëi kompanisë që është duke bërë investime,mirëpo e mbështës këtë propozim
për ndryshimin e pikës 5.2 të kësaj rregulloreje.
z.Faruk Guri duke shprehur shqetësimin e tij me heqjen e taskave tha se nësë kjo gje ndodh “FERIZAJN KEMI ME BAHAKARET”. Ai tha se pse kjo kompanikur ne ia dham 3 hektarë tokë nuk e ka treguar edhe këtë kusht për heqjen e taksave.
Pasi u mbajt pauzë rreth 5 minutash për konsultë të Grupit Parlamentar të LDK-së,fjalën e mori z.Faruk Guri duke sqaruar se jemi kundër favorizimit të një kompanie,por nësë kjo taksë hiqet për të gjithë,e në veqanti për qytetarët do votohet.
z.Flamur Fazliu nga AKR, tha se jemi pro ndryshimit të rregullorës.
Me 16 vota pro,8 kundër dhe 3 abstenim futet në rend dite si pikë e 10 “Propozim-vendim për lirim nga taksa e shfrytëzimit të hapësirës nëntokësore (infrastruktura nëntokësore), për”Kosova Gas” SH.A,si dhe të gjitha kompanitë tjera të cilat realizojnë projekte të natyrës infrastrukturore nëntokësore.”
z.Bekim Ademi i cili kërkoi që të hyjnë në rend dite 3 propozimet e tij ,votat për të kalur në mbledhje si rend dite i mori vetëm kërkesa për hapjen e një Universiteti Publik në Ferizaj në pikën e 11 të rendit të ditës,ngase emërimi i sheshit dhe emërimi i shtëpisë së shëndetit mental nuk kaluan sepse nuk ka komision për emërim.
Me shumicë votash miratohet rendi iditës.
3.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
Pa asnjë diskutim miratohet kjo pikë e rendit të ditës
4.Ecuriafinanciare Janar-Qershor 2013:
Sipas z.Mustafë Graincës,Drejtor i Ekonomisë dhe Financave tha se ecuria financiare karakterizohet në dy fusha në atë të hyrave vetanake dhe shpenzimeve buxhetore.Ai theksoi se është realizur plani gjashtë mujorë rreth 82.07% në vlerë prej 1 487 930.82 €. Për tatimin në pronë ai theksoi se ka ngritje prej 25.40% krahasuar me vitin paraprak,ku plani është realizur prej 74 % duke pasur kështu një trend të kënaqshëm.Ndërsa nga shpenzimet buxhetore kemi realizuar rreth 36 %,duke ulur shpenzimet e tjera si: shpenzimet e telefonisë për 29.43 për qind, ato të drekave zyrtare për 57.46 për qind si dhe ato të derivateve për 20.52 për qind”,si dhe shpenzimet kapitale prej 24 % duke pasur një ngritje 10 % nga viti paraprak.
z.Ymri Hashani tha se sa i përket të hyrave,nuk janë të hyra që duhet të jenë duke pasur kështu më pak inkasim dhe planifikim jo të mirë të të hyrave.Sa i përket shpenzimeve buxhetore është shpenzuar 1/3 e buxhetit, ku është dashur të shpenzohet vetëm 1/2.
z.Medain Hashani tha se gjatë vitit 2013 ka pasur angazhim më të madh të taksapaguesve të rinj.Ai tha se ka efekshmëri të lartë sa i përket planit të realizur rreth 82% si dhe zvoglimin e shpenzimeve.
Nga ana tjetër edhe z.Faruk Guri dha vërejtjet e tij duke thënë se sa i përket shpenzimeve buxhetore rreth 36% nuk ështëi mjaftueshëm,ngase është dashur të jetë rreth 60-70% nga Janari deri në Qershor. Ndërsa sa i përket uljes së shpenzimeve ai tha se nuk ka pasur zgjedhje,andaj është bërë ky kursim.
z.Ylber Topalli tha se është performim i sukseshëm i ardhur falë afinitetit dhe bashkëpunimit dhe është më shumë se një qeverisje e mirë ,përkundër punëve në teren kemi arritur të kemi edhe kursime në buxhet.
z.Abdullah Hoxha tha se është një raport që i plotëson të gjitha kushtet nga puna dhe menaxhimi i mirë.
z.Adem Sejdiu tha se tek inspektoriati shpenzimet janë të vogla dhe punët nuk janë kryer mirë dhe falë kësaj punët nuk janë kryer mirë.Nga shpenzimet buxhetore tek subvencionet 52.92% ai tha se ku janë dhënë këto mjete dhe ka pasur shpenzime të panevojshme si dhe e quajti të gabueshme prerejn e drunjëve.
znjsh.Hajrie Nebihu tha se nuk po diskutohet për Ecurinë financiare, por po merrë kahje politike dhe sa i përket derivateve ka ardh kursimi se vetuarat nuk duhen përdorur jashtë orarit të punës.
5.Propozim vendim për formimin e komisionit për emërtimin e zonave përqarkullim publik-vendim për çfuqizimin e komisionit paraprak:
Drejtoresha e Urbanizmit dhe Mjedisit znj.Qazime Vata sqaroi se komuna ka një projekt me Komisionin evropian për emërtimin e rrugevë ku gjithsej janë 748 rrugë për emërtim dhe 20% për rrugë të reja atëherë del se duhen emërtuar rreth 898 rrugë dhe si pjesë e kësaj i kemi edhe hartat e punuara në sistem.
z.Ylber Topalli tha se për këtë komision çdo grup parlamentar të ketë nga 1 anëtar dhe 2 nga ekzekutivi.
Ndërsa nga ana tjetër z.Medain Hashani kërkoi që në këtë komision të jetë edhe anëtari më i vjetër i kuvendit.
z.Asllan Kryeziu mori fjalën duke kërkuar që përkrah këtij komisioni të jetë edhe 1 përfaqësues nga Komunitetet.
Me shumicë votash mirret vendim që komisioni për emërtimin e zonave tëjetë i përbërë nga grupet parlamentare të partive me nga një përfaqësues,2 nga ekzekutivi si dhe 1 nga komunitetet.
6.Raporti i Punës për dhënien e banesave me qira:
Kryetari i Komisionit z.Xhevdet Sahiti dha një pasqyrë rreth raportit të punës tha se kemi pranuar zyrtarisht raportin nga zyra e Kryetarit të Komunës z.Agim Aliu rreth numrit të banesve medatë 24 Janar të këtij viti, ku numri i banesave për dhënie me qira është 52.Mirëpo kanë aplikuar rreth 314 aplikues të ndarë sipas kategorive:
Familje e dëshmorëve24
Invalid tëUÇK-së 24
Veteran tëUÇK-së 79
RastetSociale 127
Tëburgosurit politik 6
Martir tëluftës 5
Status të padefinuar 49
Mirëpo ai dha edhë një pasqyrë tjetërtë rasteve të verifikuara nga 314 rastet,ata kanë verifikuar 250 të tillë,mirëpo theksoi se komisioni po vazhdon punën.
Familje e dëshorëve 15
Invalid të UÇK-së 18
Veteran të UÇK-së 62
Rastet Sociale 138
Të burgosurit politik4
Martir të luftës 4
Status të pa definuar 9
7.Plotësim-Ndryshimi i vendimit për kompensimin e anëtarëve tëkomisionit për dhënien e banesave me qira:
z.Xhavit Zariqi tha se kompensimi i antarëve të komisonit për dhënien e banesave me qira do të jetë më vlerë prej 270 euro dhe propozoi që ky kompenzim të jetë nga marrja e vendimit ,pra nga 21 Dhjetori i vitit 2012 deri me 30 Shtator të vitit 2013.
Nga ana tjetër z.Sahit Krasniqi tha se jo të paguhen nga data e formimit të komisionit.
Në fund të diskutimit u vendos që ky kompensim të ndodh nga 01 Janar deri me 30 Shtator dhe me shumicë votash kalohet.
8.Informatë lidhur me përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë të vititshkollor 2012-2013 dhë përgatitjet tekniko-higjienike dhe përgatitjeve tjera tëpërgjithshme për vitin shkollor 2013-2014:
Tek kjo pikë nuk u diskutua fare ngase materiali ishte dorëzuar me kohë nga Drejtoria e Arsimit së bashku me procesverbalin e mbledhjes dhe asambleistët ishin të informuar.
9.Propozim për miratimin e draft Statutit të QPS-së:
Pa diskutim për këtë pikë ngase edhe për këtë ishin të informuar nga materiali që kishin pranë vetes dhe nga dëgjimi publik i mbajtur me 09 Gusht me 22 vota pro miratohet ky statut.
10.Propozim-vendim për lirim nga taksa e shfrytëzimit të hapësirës nëntokësore(infrastruktura nëntokësore) për “Kosova Gas” SH.A,si dhe të gjithakompanitë tjera të cilat realizojnë projekte të natyrës infrastrukturore nëntokësore:
z.Faruk Guri tha se kërkoj që tëhiqet për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për qytetarët në veçanti që mos të bëhet diskriminim.
z.Ramdan Hashani tha se unë kam qenë ndërë ata që kam kërkuar që t’i krijohen kushte për këtë kompani dhe nuk do dëshiroja të dështojë ky projekt.
z.Sahit Krasniqi tha se a po e ndryshojmë rregulloren a vendimin për një kategori të caktuar?
Kryesuesi i kuvendit tha të ndryshohet rregullorja ,mirëpo mu kthy gjërat në gjendjen e mëparshmë pas përfundimit të punës.
Dhe me shumicë votash miratohet ky propozim vendim për të gjithë operatorët ekonomik dhe qytetarët që do të investojnë në këtë qytet.
11.Kërkesë Qeverisë për Universitetin Publik në Komunën e Ferizajt:
Diksutimin për këtë pikë e hapi i pari z.Faruk Guri nga LDK duke thënë se qeveria gjithsesi se duhet ta aprovojë këtë kërkesë ngase numri i banorëve është më i madh në krahasim me disa qytete që kanë universitete publike.
znj.Makfirete Sadiku tha se mos është pak vetëm një kërkese pa ndonjë element përcjellës.
Mirëpo z.Sahit Krasniqi tha se duhet t’i shtohet edhe diqka kësaj kërkese ,akte të tjera përcjellëse siç janë:lokacioni dhe infrastrukura përcjellëse.
z.BekimAdemi tha se sa i përket anës së buxhetit i përket Qeverisë, ndërsa ne si Kuvend e sigurojmë vetëm lokacionin.
Ky propozim merr votat unanime nga asambleistët.
12.Pyetjet dhe kërkesat e anëtarëve të KK-së:
z.Faruk Guri kërkoi informata nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për zgjedhjen e drejtorëve për Ndërmarrjet Publike atë “Pastërtia” si dhe Bifurkacioni” ndërsa për Drejtorinë e Administratës kërkoi që të të funkionalizohet Bifurkacioni.
znj.Sahadete Lohaj tha se është rrezik të mbyllen shkolla teknike dhe ajo e bujqësisë nga numri i pakët i nxënësve që kanë konkuaruar për këto shkollëa.A ka ndonjë plan konkret?
z.Adem Sejdiu tha se Stacioni i Autobusëve si ndërrmarrje publike ka një market brenda në lokacion dhe me at ëmarket a ka përfitu stacioni apo ndonjë person dytësor.
z.Flamur Fazliu kërkoi vendosjen e shenjave të trafikut në fshatin Koshare.
z.Ibrahim Hyseni,Drejtor i Shërbimeve Publike tha se Stacioni i Autobusave si dhe Pastërtia është riformu bordi i drejtorëve ndërsa vetëm të Bifurkacioni është duke u punuar në atë drejtim.Sa i përket pytjes për marketin ne lokacionin e stacionit të autobusave në Ferizaj tha se deri tash ne nuk e kemi pasur në menaxhim,ngase është menaxhuar ngaATP-ja.
z.Agim Berisha tha se kemi ndërtuar një strategji për pakësimin e numrit të nxënësve në paralele në mënyrë që të konkurojnë edhe në bujqësi dhe në teknikë,mirëpo arsyeja e hapjes së një paraleleje të re në gjimnazin shkencor ishte ngase kapasur nxënës me 79 poena të kalueshmërisë së testit që kanë mbetur pa u regjistruar.Ai poashtu bëri një njoftim që mësimi do të filloj me 02 Shtator 2013 për vitin akademik 2013-2014 dhe se shkolla e Kompetencës do të vazhdojë mësimet në ndërrimin e dytë në fshatin Nikadin.