“Funksionimi i Ndërmarrjeve Publike Rajonale”
03/10/2011Ferizaj, 03 tetor 2011 – iniciativa për Progres INPO në kuadër të projektit “ Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies së Institucioneve Publike”, organizoi debatin “Funksionimi i Ndërmarrjeve Publike Rajonale” tryezë e cila mbështetet nga National Endowment for Democracy.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm Drejtori i KRM “Pastërtia” SH. A, Drejtori i KRU “Bifurkacioni” SH. A, kryetari i komunës Hani i Elezit , drejtorët e Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjence nga të katër komunat, Kryesuesit e Kuvendit, antëar të asambleve komunale, shoqëria civile dhe mediet.
Qëllimi i këtij debati ishtë që të njoftohemi me gjendjen reale dhe problemet që kanë këto dy ndërrmarrje publike sa i përket ofrimit të shërbimeve për qytetarët në nivel rajonal, si dhe të ofrohen alternative dhe rekomandime për tejkalimin e sfidave dhe problemeve.
Faton Frangu- Kryeshef i KRU “Bifurkacioni” tha se në këtë kompani janë dy aksionarë, Komuna e Ferizajt me 85.3% të aksione dhe Komuna e Kaçanikut me 14.7%. Kjo kompani funksionon jashtë ombrellës së Ministrisë për Zhvillim Ekonomik theksoi Frangu pasi që në këtë kompani janë vetëm dy aksionarë. Muaj më parë komuna e Kaçanikut me një vendim të Kuvendit është tërheq nga pjesëmarrja në këtë kompani. Për momentin jemi duke kryer shërbimet e mirëmbajtje së ujësjellësit vetëm në Komunën e Ferizajt u shpreh Frangu pasi nuk kemi kompetence dhe detyrim që të ofrojmë shërbimet tona në komunat tjera siç është ajo e Hanit të Elezit.
Në anën tjetër kryeshefi i KRM “Pastërtia” tha se aksionar në këtë ndërmarrje janë komuna e Ferizajt me 78%, Kaçaniku me 13% dhe komuna e Shtimes me 9% të aksioneve. Kohëve të fundit po shënohet një progres sa i përket ofrimit shërbimeve mirëpo akoma kemi stagnuar në inkasimin e faturave për shërbimet e kryera.
Rufki Suma- Kryetar i komunës së Hanit të Elezit tha se, ai së bashku me “ Bifurkacionin” dhe me CDI kanë nënshkruar marrëveshje që fabrika e ujit në fshatin Dimcë të komunës së Hanit të Elezit, të menaxhohet dhe të mirëmbahet nga kjo kompani, me qëllim të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e KK Hani i Elezit, të cilët tash e disa kohë po privohen nga kjo e drejtë. Mos vullneti politik i dhe dualizmat ligjor kanë penguar që kjo marrëveshje të zbatohet si dhe të zgjidhet problemi i menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjes dhe furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë.
Ne kemi probleme të mëdha sa i përket këtyre shërbimeve theksoi Suma sepse as nuk mund të kemi kompani publike komunale e as te jemi pjesë e “Bifurkacionit” dhe “Pastërtisë”. Asociacioni i komunave dhe strukturat qendrore akoma nuk kanë bërë ndonjë gjë që të na i zgjedhin këto probleme pa marrë parasysh përpjekjeve tona si komunë.
Nga të pranishmi u diskutua edhe organogrami i këtyre kompanive duke filluar nga bordet e drejtorëve e deri te komiteti i aksionarëve, e i cili nuk është fare i themeluar, e që me ligjin për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare parashihet. Raportet periodike financiare akoma kanë mbetur të panjohura për asamblistët dhe publikun u tha në këtë tryezë.
REKOMANDIMET:
Ndryshimi i ligjit për Ndërmarrjet Publike
Themelimi i komitetit të aksionarëve
Përfshirja rajonale në këto shërbime
Raportet financiare të publikohen