Ferizaj ende me U.D. të Udhëheqësit të Personelit
24/05/2011Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në nenin 66.2 të tij, përcakton se Administrata ka udhëheqësin e personelit, ndërkohë që neni 63.3 përcakton se Kryetari shpallë, rekruton dhe largon udhëheqësin e personelit në pajtim me ligjin e aplikueshëm për shërbim civil, e nëse ky post mbetet i zbrazët, Kryetari i Komunës emëron një anëtar të lartë civil komunal në cilësinë e kryerësit të detyrës së udhëheqësit të personelit thuhet në nenin 66.4.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka emëruar një ushtrues detyre, i cili tash e disa muaj është duke ushtruar këtë funksion, gjë që bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, përkatësisht nenin 66.5 ku thuhet se brenda 60 ditësh, Kryetari rekruton udhëheqësin e personelit.
Posti i udhëheqësit të personelit të administratës komunale, është post jopolitik dhe si i tillë duhet të emërohet duke respektuar ligjin për shërbyesit civil dhe institucionin e konkursit. Ushtrusi e detyrës, ka tejkaluar afatin 60 ditësh për të qenë ushtrues, si rezultat Kryetari i Komunës duhet të inciojë procedurat për plotësimin e këtij posti të rëndësishëm brenda administratës Komunale.
INPO bën thirrje që sa më parë të plotësohet me udheheqës të rregullt posti i udhëheqësit të personelit, duke respektuar të gjitha procedurat e parapara me ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe atë për Shërbyesit Civil, duke ofuar mundësi dhe trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët e interesuar për këtë post publik dhe duke respektuar institucionin e konkursit për emërimin e stafit administrativ jo politik.