Është anuluar konkursi për zyrtarë të njësisë së informimit në Komunën e Ferizajt.

08/04/2011

Pas kërkesës së INPO-së drejtuar Institucioneve Komunale për anulimin e konkursit për zyrtarë të njësisë së informimit në Komunën e Ferizajt, konkursi është anuluar.

INPO ditë më parë reagoi ndaj mënyrës së shpalljes së vendit të punës për zyrtar të njësisë së informimit në Komunën e Ferizajt, dhe njëherit ne kërkuam anulimin e këtij konkursi për arsyeje të kualifikimit të ulët të kërkuar në konkurs.
INPO është njoftuar nga Drejtori i Drejtorisë së Administratës se Konkursi për Zyrtarë të Informimit është anuluar.

Konsiderojmë se pozita e zyrtarit të informimit, ka një rol të veçantë në promovimin e transparencës së institucioneve publike, andaj duhet këtë post ta zotërojë një zyrtarë profesionistë i kësaj lëmije.
Po ashtu INPO ka kërkuar të jetë pjesë e panelit vlerësues dhe intervistues për këtë pozitë në momentin kur ri-shpallet konkursi më kriteret e parapara me ligj dhe duke u bazuar në