Deklaratë për media– INPO-së ju refuzohet qasja në kontratat publike për koncesionet në Komunën e Fe

21/01/2011

Organizata INPO përmes konferences për media reagon ndaj refuzimit të kërkesë për Qasje në dokumente zyrtare. INPO me 18 Janar 2011 ka bërë një kërkesë zyrtare për qasje në dokumente në zyrën e prokurimit (ZP). Me anë të kërkesës e cila mbanë numrin e protokollit zyrtarë 12-7-629 u janë kërkuar kopjet e kontratës për dy koncesionet në komunën e Ferizajt (Nr. i prokurimit 646 1061 7511 dhe Nr. 656 10616511) dhe dokumentet e vlerësimit.
Kërkesa është refuzuar nga zyra e prokurimit e cila është bazuar në mendimin e zyrës ligjore duke u arsyetuar me nenin 4, paragrafi 4.2.(a) ku siç thonë ata: “rrezikohet interesi komercial i kompanisë e cila e ka përfituar tenderin.”

Ndërsa sa i përket materialeve vlerësuese, zyra e prokurimit justifikon mos zbatimin e ligjit për qasje në dokumente zyrtare më anë të nenit 4, paragrafi 4.5 duke arsyetuar se: ”vlerësimi i tenderit është dokument, i cili përmban mendime për përdorimin e brendshëm si pjesë e shqyrtimeve dhe konsultimeve brenda institucionit.”
INPO ka analizuar ligjin dhe në mendimin e organizatës këtu kemi të bëjmë me interpretim të gabueshëm të ligjit. Shumë pakë kontrata që kalojnë në zyrën e prokurimit kanë informacione komerciale edhe nëse ato ekzistojnë ZP mund të ofroj kopjen e kontratës vetëm duke larguar pjesën ku ka informacion komercial. Pasi që interesi i INPO tek këto kontrata është më shumë për informacionet bazë në të cilat janë lidhur këto kontrata.

Sa i përket arsyetimit për mos dhënien e dokumenteve të vlerësimit, INPO konsideron së nuk është respektuar neni 4.5 në të cilën ata thirren, i cili thotë: “Qasje në dokumente i cili përmban mendime për përdorimin e brendshëm si pjesë e shqyrtimeve dhe konsultimeve preliminare brenda institucionit në fjalë refuzohet edhe pas marrjes së vendimit, nëse publikimi i dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin e vendimmarrjes të institucionit, përveç qe nëse ka interesa qenësore publike për bërjen publike të dokumentit.”

Ligji në mënyrë të qartë tregon se nëse publikimi i dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin e vendimmarrjes të institucionit atëherë mund të refuzohet kërkesa. Mirëpo në rastet tona vendimet janë marrë dhe kontratat janë nënshkruar,nuk ekziston rreziku i ndërhyrjes së vendimmarrjes tek as një institucion.
INPO do të bëjë një ankesë në adresën e Kryetarit të Komunës, Kryesuesit të asamblesë, Zyrës ligjore komunale dhe ZP-së. Ku do të kërkohet rishqyrtimit i kërkesës sonë.

Në rast së INPO nuk merr përgjigjjen konform ligjit atëherë INPO do të padis Komunën e Ferizajt për mos zbatim të ligjit për qasje në dokumente zyrtare.