Debati “Administrat Komunale në Ferizaj”
07/02/2013Administrata të kursej 1 milion e 900 mijë euro cilat mundë të përdoren në fusha të ndryshme, Bartja e pronave procedurë e ngadalshme dhe me afera korruptimi
Ferizaj, 07 Shkurt 2013.
INPO ne serinë e debateve sot ka organizuar debatin me temën “Administrata Komunale në Ferizaj” ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e partive politike në komunën e Ferizajt shoqërisë civile dhe media. Në debat vëmendje ju kushtua numrit të madhe të punëtorëve në Administratën Komunale si dhe riorganizimi i cili pritet të bëhet.
Shqetësimet e organizatës INPO ishin mbingarkesa e punonjësve gjë që në bazë të vendimit 10/46 të qeverisë së Kosovës, në komunat e Republikës së Kosovës që kanë mbi 100 mijë banorë, një nëpunës duhet të jetë në dispozicion të 620 banorëve. Në bazë të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, komuna e Ferizajt ka 108.690 banorë. Sipas kriterit të vendimit të qeverisë, kufiri i numrit të punësuarve në administratë është 175, ndërsa aktualisht administrata komunale e Ferizajt numëron 290 të punësuar.
Por për këtë si sfidë të parë ende mbetet emërimi i drejtorëve komunal.
INPO rekomandon të bëhet një hulumtim profesional për të parë nevojat me prioritet për qytetin e që më pas Drejtoritë të themelohen në bazë të prioriteteve që ka komuna.
Një problem tjetër që ka administrata komunal e Ferizajt është edhe ndikimi i politikës dhe nepotizmit. Konkurse të rregulluara ku përpos kritereve specifike për pozitën vetëm sa nuk mungon emri i personit që do të pranohet. Administrata publike sot shfrytëzohet për rehabilitimin e militanteve politike duke anashkaluar edhe parimin e konkursit te lirë dhe të pan-anshëm.
Komuna e Ferizajt duhet të bëjë një studim të brendshëm të qëndrueshmërisë dhe kapaciteteve që i ka për të ditur së në cilat fusha nuk arrin mi përfundu punët e nevojshme. Përpos punës së studimit është me rëndësi që të krijohet një platformë për reformë ku në administratë të komunës së Ferizaj duke e zhvilluar atë gradualisht. Gjatë tërë këtij procesi është me rëndësi që roli i gruas të jetën i njëjtë më atë të gjinisë mashkullore. Ku merren parasysh profesionalizimi e jo gjinia.
Drejtori i Administratës dhe Personelit z. Vesel Zhinipotoku, u pajtua se administrata komunale po përballet me sfida të vazhdueshme dhe se ka mbingarkesë të punëtorëve por ai theksoi se me riorganizim parashihet që numri i punëtorëve të reduktohet dhe se për emërimin e drejtorëve MAPL ka lëshuar një urdhëresë ku thuhet se në bazë të ligjeve në fuqi nuk ka pengesa . Mirëpo ai tha se për nga raporti i MAPL-së Administrata Komunale ka dal e treta për efikasitet të shërbimeve të ofrimit të qytetarëve me 88% të kërkesave të realizuara me kohë edhe pse viti 2012 ka qen vit i cili kishte sfida si dorëheqjen e z. Xhemajlit dhe zgjedhjet e parakohshme. Mirëpo administrata komunale ka bërë hapa efikas me rikonstruktimin e disa vendeve aty ku duhet. Gjithashtu kryetari z. Aliu ka iniciuar ndryshimin e Statutit për rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit dhe se për listën e subvencioneve do të paraqitet në Raportin e Punës.
z. Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje potencojë se komuna është e mbi ngarkuar me staf dhe persona jo profesional të cilët duhet të zëvendësohen dhe se afro 1 milion e 900 mijë euro mundë të përdoreshin për fusha të ndryshme e jo për staf të stërngarkuar. Ai gjithashtu tha se emërimi i drejtorëve është çështje e manipuluar e kryetarit. Informacionet në faqen zyrtare mungojnë dhe duhet të futen të gjitha vendimet që merren në KK, lista e orareve të mbledhjeve, procesverbalet, njoftimet për takimet publike sepse këto nuk gjenden në faqen zyrtare dhe kjo është një prej arsyeve që qytetarët nuk marrin pjesë në Diskutimet Publike sepse nuk kanë informacion në mënyrën elektronike. Administrata duhet të zëvendësohet me njerëz të kualifikuar dhe nuk kemi asnjë gjeodet. Një zyrë për asamblistët është e nevojshme dhe gjithashtu ai theksoi se rikonstruktimi i gjendjes ka qen dashtë me fillu që nga emërimi i drejtorëve.
Ndërsa, z. Guri nga LDK ka ngritur qëndrimet e tij se Drejtorët ende nuk e kanë një mandat ligjor të qartësuar dhe së nuk ka transparencë për asamblistët sepse ka kërkuar listën e subvencioneve e cila listë ende nuk iu ka dhënë dhe nuk do të ketë transparencë as për qytetarët në dokumente zyrtare. Po ashtu ai vuri një theks të veçantë administratës që sipas tij janë të politizuar dhe e stërngarkuar. Me koncesion është ndërhyrë në pronën e huaj te rruga “Vëllezërit Gërvalla” dhe te Policia .
Bekim Ademi nga LS është fokusuar në dy pika e para administratë politike dhe jo efikase dhe te bartja e pronave e cila procedurë është e ngadalshme dhe se ka afera korruptimi.
z. Fehmi Reka shef i zyrës së prokurimit ,tha se do të freskohet kjo zyre me punonjës të ri. Dhe se plani I prokurimit është konfidencional dhe mund të kërkohet vetëm te autoriteti qendror i prokurimit.