Debatë Publik
28/06/2013Diskutohet puna Gjashtë Mujore e Kryetarit të Komunës së Shtimes dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2014-2016 me qytetarët
28 Qershor 2013 Debati i thirrur nga Kryetari i Komunës së Shtimes me qytetarët e kësaj komune rezultoi me pjesëmarrje të knaqëshme, edhe pse nga afro 50 pjesmarrës sa ishin prezentë në këtë debat kryesisht disa nga ta ishin zyrtar të komunës, drejtorë të drejtorive, Forumi i Rinis së Partis Demokratike, mediat dhe një pjesë tjetër e vogël përfaqësonte qytetarët.
Kryetari i Komunës z.Naim Ismajli, përshëndeti të pranishmit në sallë dhe bëri një prezantim të shkurtër të punës së tijë gjashtë mujore Janar-Qershor 2013. Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit se do të diskutohet edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014-2016. Z.Ismajli filloi me transparencën e cila sipas tijë është më e lartë se në komunat e tjera duke cekur punën e Kuvendit e cila është transparente, demokratike dhe shprehje e lirë e mendimit dhe drejtorit gjithashtu jan transparente dhe efikase në punën e tyre , kjo komunë njeh 6 drejtori dhe punët kryhen përmes tyre tha z.Ismajli. Foli edhe për shëndetësi ku u tha se tri punkte shëndetësore do të hapen ai në fshatin Petrov, Muzeqin dhe Pjetërshtic, dhe kjo pa dyshim do të jetë një e mir në shërbim të qytetarëve sepse ata nuk do të ken nevojë më të vin në Shtime për kontrolla dhe kjo do ti lehtëson ata shum. Arsimi , ai njoftoi se gjatë muajit shtator do të ndërtohet objekti i ri shkollor për gjimnazin, kemi avancim te mësimdhënësve dhe ky sukses tregohet më së miri nga dhënia e testit të maturës nga nxënësit dhe kto ndryshime jan pozitive, mirëpo sfid për këto dy sektor del të jetë mjetet e vogla. Z.Ismajli gjithashtu përmendi edhe Drejtorin për Kultur Rini dhe Sport, ku tha se do të ndërtohen salla të sporteve dhe gjithashtu stadioni i rinis, dhe tregoi se qdo herë komuna ka mbështetur aktivitetet sportive, kulturore. Ai prap citoi se resurset financiare të Komunës së Shtimes jan të vogla sepse kjo komunë ka një buxhet të vogël 1 milion euro mirëpo kjo komunë ka arritur ti nxjerr përmes ministrive dhe atyre nga Komisioni Evropian (2 milion e gjys) 5 milion euro. Kryetari i Komunës së Shtimes mbylli fjalimin duke thënë se ne po përmbyllim një gjashtë mujorë të suksesëshëm dhe shpresojë që edhe gjashtë mujorin e dytë të jemi edhe më të suksesëshëm.
Kryetari i Komunës për Kornizën Afatmesme Buxhetore i dha fjalën kryesuesit të Kuvendit Komunal z.Kujtim Xhelili, i cili tha se për shkak të kohës së limituar do ta bëjë një prezentim të shkurt për këtë dokument dhe filloi me projektet ku njeh 30 projekte nga buxheti komunal dhe 25 të tjera nga programet investive. Ai gjithashtu njoftoi për debatet të cilat jan mbajtur në fshatrat më të mëdha të komunës si Godanc, Muzeqin dhe Caralevë.
Debati u hap për pjesmarrësit për pyetje, dhe qytetarët u bënë këto pyetje?
1. Se kur do të përfundojnë punët në Reqak të cilat kan mbet në gjysmë?
2. Shkolla, kanalizimi dhe ujësjellësi kur kan me përfundu në Caralevë?
3. Problemi i urës a do të zgjidhet në Petrov?
Dhe gjithashtu një qytetar shprehu një shqetësim për ozurpatorët ilegal të pronës publike.
Kryetari i Komunës z.Naim Ismajli, u përgjigj në gjitha pyetjet e qytetarëve. Për fshatin Reqak tha se në fund të shtatorit do të përfundojë faza e dyt e punimeve e cila vetëm sa ska filluar. Petrov janë të parapara që të përfundohen punimet sa i përket urës dhe kanalizimit gjatë këtijë viti. Pjetërshtic gjatë këtij viti kanalizimi dhe ujësjellësi do të përfundohen mirëpo shkolla për vitin e ardhëshëm. Dhe kështu Kryetari i Komunës mbylli debatin publik duke i falemnderuar të gjith që kishin marr pjesë në këtë debat publik.