LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE PA LEJE NË KOMUNËN E PRISHTINËS
07/02/2013Drejtoria e Urbanizmit ka afër 3,500 kërkesa për leje legalizimi pa i shqyrtuar fare, si dhe 2,000 mijë kërkesa të tjera të pezulluara që priten të rifuten prapë në procedurë, për legalizim final. Nëse komuna e Prishtinës vazhdon me këtë ritëm, nuk do të arrij të përmbyll procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje të paktën edhe pesë vite.
Prishtinë, 07 Shkurt 2013 – Një ndër sfidat më të mëdha më të cilën po përballet komuna e Prishtinës është edhe procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Edhe pse kanë kaluar dy vite, që kur ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, nga ana e komunës së Prishtinës, konkretisht nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Sektori për Legalizim, mirëpo deri më tani vetëm një numër tejet i vogël i aplikuesve janë pajisur me leje legalizimi.
Edhe pse komuna e Prishtinës, konsiderohet nga qytetarët, si e dështuar në procesin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Drejtori i Urbanizmit z. Musliu në intervistën e fundit të realizuar nga hulumtuesit i INPO-së, procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje e vlerëson si të suksesshëm.
Sipas Drejtorit të Urbanizmit z. Musliu, deri më tani janë legalizuar rreth 105 objekte të ndërtuara pa leje, kurse një numër rreth 300 sosh, janë në proces final për legalizim, Po ashtu sipas tij, deri më tani janë refuzuar rreth 30 kërkesa, për shkak se nuk i plotësojnë kushtet minimale për legalizim. Ndërsa janë pezulluar një numër i madh i kërkesave, i cili sillet rreth 2,000 mijë.
Drejtoria e Urbanizmit ka afër 3,500 kërkesa për leje legalizimi pa i shqyrtuar fare, si dhe 2,000 mijë kërkesa të tjera të pezulluara që priten të rifuten prapë në procedurë, për legalizim final. Nëse komuna e Prishtinës vazhdon me këtë ritëm, nuk do të arrij të përmbyll procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje të paktën edhe pesë vite.
Edhe pse komuna e Prishtinës, qysh kur ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, nuk ka planifikuar se sa do të zgjatë ky proces. Sepse sipas Drejtorit z. Musliu, një planifikim i tillë është i pamundshëm. Mirëpo Drejtoria e Urbanizmit, as tani nuk është duke planifikuar ndonjë hapë konkret për zgjedhjen e këtij problemi.
INPO konsideron se Drejtoria e Urbanizmit të komunës së Prishtinës, sa i përket procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, ka hyrë në një rrugë që nuk po e gjënë dot daljen. Duke e krahasuar numrin e madh të kërkesave që është në total 6148 më atë të prej 105 sa janë pajisur deri me tani.
Prandaj INPO me anë të kësaj komunikate i bënë thirrje komunës së Prishtinës, të jetë më e përgjegjshme përball kërkesave të qytetarëve. Kurse sa i përket procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, INPO rekomandon nga komuna e Prishtinës, që të rritë numrin e personelit në Drejtorin e Urbanizmit si dhe në sektorin për legalizim, në mënyrë që të përfundoj sa më shpejtë ky proces thuajse i pa fund.