Nga gabimet teknike rikthehet Raporti i Arsimit

22/02/2013

Sqarim: INPO nuk është njoftuar për këtë mbledhje të KPF-së të mbajtur me 21 shkurt 2013, mirëpo informacionet në këtë raport janë të bazuara nga pjesmarrësit në takim.

Me datë 21 shkurt 2013 u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Ferizaj. Pikat e rendit të ditës ishin:

1. Konfirmimi i pjesëmarrjes në seancë
2. Miratimi i rendit të ditës,
3. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
4. Propozim – Vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2012 në vitin fiskal 2013,
5. Raport mbi pasurinë e komunës – pjesa e regjistruar e pronës (tokës së komunës),
6. Propozim – Vendim për Planin Rregullativ zona nr.4,
7. Propozim – Vendim për Planin Rregullativ zona nr 5,
8. Informatë e shkurtër për suksesin e nxënësve , numrin e paraleleve dhe nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2012-2013 për tri nivelet dhe
9. Të ndryshme

Te pika 8 e rendit të ditës, pjesmarrësit në këtë mbledhje e rikthyen këtë Raport sepse kishte gabime teknike përderisa te pika 5 u tha se nuk kanë kërkuar “tokat” por kanë kërkuar Regjistrin e Banesave me koncesion, kërkesë kjo që është bërë edhe në Mbledhjen e Janarit të Rregullt të Kuvendit Komunal. Mirëpo kryesuesi z.Xhavit Zariqi paraqiti një listë me 15 banesa duke pohuar se këto banesa janë uzurpuar nga qytetarët dhe nuk dihet se çfarë bëhet me to, të cilat banesa gjenden në Rrugët “ Rexhep Bislimi “ dhe “Dëshmorët e Kombit”.