Organizata INPO, ndau për herë të tetë çmimin për “Nxitje Debati”

24/12/2014

Ferizaj, 22 Dhjetor 2014-Organizata Joqeveritare INPO, në ndejën e organizuar, ndau për herë të tetë çmimin për “Nxitje Debati”. Ky çmim këtë vitë iu nda gazetarit z.Vehbi Kajtazi.

Z.Vehbi Kajtazi në ceremoninë e marrjes së shpërblimit falenderoi INPO-n për këtë çmim duke thënë se ndihet i privilegjuar për marrjen e këtij çmimi të dhënë nga shoqëria civile në Ferizaj, e cila ndër vite ka për qëllim promovimin e demokracisë në vend.

Z.Kajtazi ka filluar punë si gazetar në Prill tëvitit 2004 dhe që nga ajo kohë është gazetar dhe përgjegjës në disa media të shkruara.

Që nga viti 2009, z.Kajtazi punon në gazetën “Koha Ditore”, ku edhe ka publikuar shumë shkrime lidhur me ngecjet në sferën e sundimit të ligjit.

Ai është shpallur “Gazetar i vitit” në vitin 2011nga AGKP, ndërsa në vitin 2014 fitoi çmimin e parë për storien më të mirë nështyp kundër korrupsionit nga UNDP.