Vendimi për ç’kyçje kolektive jo ligjor dhe jo human.

27/01/2011

Organizata Jo Qeveritare INPO, përmes kësaj performance, reagon ndaj vendimit anti-ligjor të kompanisë rajonale Bifurkacioni në Ferizaj, për të bërë shkyçjen kolektive nga rrjeti i ujësjellësit, banorët e lagjëve Esat Mekuli, dhe Ali Pashë Tepelena. INPO,kërkon nga Komuna e Ferizajt , si aksionare e kësaj kompania që të ushtroj presion ndaj menaxhementit të kompanisë, që të heqë dorë nga kjo praktik , jo ligjore dhe jo humane. Komuna dhe Kompania duhet ta dijë se praktika juridike nuk njeh dënime kolektive. Ky veprim i ndëshkon të gjithë, jo vetëm ata që nuk i paguajnë obligimet, kompania duhet të gjejë mekanizma tjerë për ti obliguar qytetarët që ti paguajnë obligimet e tyre, sepse ndëshkimet kolektive janë veprime anti ligjore dhe shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut .