Prezantimi i Raportit te Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2010 – “Përfshirja Sociale”

12/08/2011

Ferizaj, 12 gusht 2011-INPO në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), sot organizuan tryezën me qëllim të prezantimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzor për Kosovë 2010 me temën “Përfshirja Sociale”.

Prezantuesit e raportit nga UNDP-ja thanë se raporti analizon mënyrën se si politikat dhe praktikat sociale ndikojnë në sferën ekonomike, si në mënyrën e të ardhurave dhe përmbushjen e nevojave themelore për jetë.

Analiza e raportit kryesisht bazohej në hulumtimin e perceptimeve mbi 6, 400 të intervistuarve të titulluar Mozaiku i Kosovës: “Shërbimet publike dhe autoritetet Lokale ne fokus” e botuar nga UNDP-ja në vitin 2009.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë diskutuan rreth rezultateve të hulumtimit duke e vënë në theks të veçanet përjashtimin nga mallrat dhe shërbimet themelore ku Rajoni i Ferizajt ishte ranguar i fundit me 27.1 %. e që nxiti debat mes pjesëmarrësve ku shumica e kontestuan këtë shifër duke e vënë në dyshim metodologjinë e përdorur për këtë hulumtim.

Qasja e qytetarëve në shërbimet shëndetësore dhe arsim në rajonin e Ferizajt ishte pike tjëtër e diskutueshme, ku të gjithë pajtuan se infrastruktura shëndetësore dhe arsimore ka nevojë të zhvillohet si dhe të siguroj më shumë cilësi të shërbimeve.

Raportin e plotë të Zhvillimit Njerëzor për Kosovë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm

http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/HDR-2010-English.pdf