|
|
Avni Bytyçi – Drejtor Ekzekutiv
I lindur me 02 Janar 1989. Nga Janari 2011 është zgjedhur drejtor ekzekutiv i INPO-së me një mandat dy vjeçar. Ai ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin e shkencave politike dhe administratës publike.
Avniu ka një përvoje prej 6 viteve në sektorin e shoqërisë civile dhe ishte ndër aktivistivistët e parë që ju bashkangjit misionit të INPO-së. E pëlqen shumë debatin sidomos në formatin BP, në kohën e lirë miret me futboll dhe shkrime që janë të ndërlidhur më procese të ndryshme ekonomike, kulturore dhe politike .
|
|
|
Kushtrim Palushi - Kordinator i Programeve
Kushtrimi është aktiv në shoqëri civile në Kosovë që nga viti 2005, duke krijuar në këtë mënyrë një përvojë shumë të vlefshme dhe duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimet demokratike dhe sociale në Kosovë. Gjatë shkollës së mesme, ai merr pjesë dy herë radhazi në garat kombëtare të debatit, ku edhe fiton vendin e dytë dhe renditet në mesin e më të mirëve. Më vonë ai angazhohet edhe si trajner i debatit, duke shpërndarë njohuritë dhe përvojën e tij tek të rinjtë tjerë të shkollave të mesme. Në vitin 2005, angazhohet si vullnetar në organizatën jo-qeveritare Iniciativa për Progres – INPO, organizatën më të sukseshme lokale në Kosovë, ku në vitin 2007 promovohet si Menaxher i Projekteve të organizatës dhe më 2008 zgjedhet Drejtor Ekzekutiv i INPO-së, duke udhëhequr suksesshëm organizatën deri në vitin 2009.
Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare për demokracinë, shoqërinë civile, luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimit rajonal sikurse Konferenca e 13-të Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, të organizuar nga Transparency International në Greqi, Forumi Evropian Social të organizuar në Suedi, Konferenca dhe vizita studimore për Bashkimin Evropian në Bruksel, seminare në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri. Gjithashtu si student, Kushtrimi ka marrë pjesë dhe në konferenca dhe gara ndërkombëtare studentore dhe të debatit, prej të cilave Balkan Case Challenge në Vjenë, një garë për studentë të dalluar të Evropës Juglindore, Harvard National Model United Nations, një simulim i punës së Kombeve të Bashkuara, organizuar nga Universiteti Harvard në Boston, SHBA, ka marrë pjesë gjithashtu si gjykatës dhe trajner në garën ndërkombëtare të debatit Youth Forum që organizohet nga Organizata Ndërkombëtare e Debatit dhe Edukimit – IDEA në Holandë, garën prestigjioze ndërkombëtare të arbitrazhit Willem C. Vis, ku ekipi i tij nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka fituar cmimin “Honorable Mention” për Memorandumin më të mirë të palës së paditur – ky cmim u ofrohet vetëm 20 ekipeve më të mira nga më shumë se 250 Shkolla dhe Fakultete Juridike prestigjioze nga mbarë bota, të cilat marrin pjesë në këtë garë.
Kushtrimi ka diplomuar në Drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
|
|
|
Emine Beluli – Menaxhere e financave
Emine Behluli
U lind më 19.09.1986 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik - Universiteti i Prishtinës, në degën Menaxhment dhe Informatikë, po në të njëjtën Fakultet është duke ndjekur studimet post-diplomike, master.
Në vitin 2006, ka vijuar praktiken pranë Odes Ekonomike të Kosovës-OEK, në departamentin për Politika të Biznesit dhe Promovime. Në vitin 2007, ndër studentet e parë ka vijuar praktikën në Post-Telekomin e Kosovës - PTK në departamentet për Njësi Operacionale, Kontabilitet dhe Financa, Menaxhim dhe Burime Njerëzore.
Në nëntor të vitit 2009 deri në mars të vitit 2010 punësohet pran Institutit Demokratik të Kosovës - KDI si Asistente e financave.
Eminja ka ndjekur trajnimin për Menaxhimin e Ciklit të Projekteve në modulet: Planifikimi i Projektit, Hartimi i Kornizës logjike dhe Monitorimi dhe vlerësimi i Projektit.
Ndërsa INPO-s iu bashkua në Gusht t vitit 2010 si asistente e financave dhe nga data 01.01.2011 është duke i Menaxhuar Financat në organizatë.
|
|
|
Visar Ramaj - Kordinator i Programeve / Prishtinë
Visar Ramaj i është bashkuar stafit të INPO-s në Korrik të viti 2011. Ai vjen në INPO pas një eksperience të gjatë dhe shumë të suksesshme me shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. Gjithashtu përgatitja profesionale dhe akademike e bënë shumë të dobishëm në fushën e aktiviteteve të INPO-s
.
Në fillim ka qenë i angazhuar në programet e Transparency International në Kosovë dhe në monitorimin e Kuvendit të Kosovës. Më pastaj ka punuar si konsultant vendor pranë USAID-it ku ka qenë i angazhuar kryesisht në analiza ligjore.
Lidhur me angazhimet e tij profesionale ka disa analiza të publikuara.
Sa i përket përgatitjes akademike, Visar Ramaj është jurist, dhe i ka ndjekur studimet pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka arritur rezultate të larta. Për më tepër ka ndjekur programe akademike edhe jashtë Kosovës ku përfshihen programe në Universitetin e Harvardit, Universitetin e Wake Forest, Qendrën Austriake për Studime të Paqes dhe programe tjera.
Lidhur me arritjet e tij është shpërblyer me cmime të shumta, ku përfshihet cmimi i nderit për Fakultetin Juridik në garën mes 300 Universiteteve botërore (lidhur me analizat ligjore të përgatitutra), dy cmime në garën Ballkanike mbi Bashkimin Evropian dhe cmime tjera
|
|
|
Albulena Jashari - Kordinatore e Projektit
Ka lindur me 19 gusht 1988. Albulena ka diplomuar nga Fakultetit Filozofik, departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, në Janar të 2012- tës. Në vitin 2009 ka punuar si asistente administrative në fabrikën për prodhimin e tubave NewCo IMK në Ferizaj.
Nga muaji janar deri në muajin maj 2011 ka punuar si Menaxhere e zyres se INPO-së në Prishtinë dhe menaxhere e projektit “transparenca dhe llogaridhënia në Komunën e Prishtinës” të financuar nga SOROS. Aktualisht është menaxhere e projektit të Shkollës së Aktivizmit të financuar nga Charles Mott, Ambasadës Norvegjeze dhe Ambasadës Holandeze.
Ka qenë pjesëmarrëse e programit Work and Travel për tre vite me radhë 2009, 2010, 2011 duke e pasur mundësinë të udhëtoj në shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të njihet me kulturën dhe mënyrën e jetës atje. Ka marr pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme për demokracinë, të drejtat e njeriut, shoqërinë civile etj, të organizuara brenda dhe jashtë Kosovës.
|
|
|
Fitore Ilazi - Menaxhere e Administrates
U lind me 13 mars te vitit 1987. Shkollimin e mesem e ka perfunduar ne Gjimnazin "Kuvendi i Arberit" ne drejtimin matematike-informatike. Fitorja eshte pjese e organizates INPO qe nga themelimi i saj. Ka qene koordinatore e vullnetareve te organizates, koordinatore e takimeve me publikun si dhe ka asistuar ne organizimin dhe menagjimin e klubit te debatit brenda organizates INPO. Ka ndjekur trajnime si: Conflict Management and Negotiation, si dhe Debate Trainer.
|
|
|
Kristjan Hasanaj - Hulumtues / Prishtinë
U lind me 3 nëntor të vitit 1989 në Gjakovë. Ka mbaruar studimet për Shkenca Politike dhe Administrat Publike, në Fakultetin Filozofik Universiteti i Prishtinës.
Ka marrë pjesë në shumë aksione vullnetare në kuadër të shoqërisë civile, si në Integra ,IPOL(Instituti Ballkanik I Politikave) si dhe Komisioni Regjional për zbardhjen e së Vertetës(KOMRA) etj.
Është ndër themeluesit e Klubit Kosovar për Debat, ku mes tjerash ka participuar në shumë organizime të ndërmarra nga kjo OJQ.
Në nëntor të vitit 2010 ka marrë pjesë në Akademinë Internacionale për Debat (International Debate Academy ), në Slloveni me temën "Debate Answering The Challenges of immigration and multiculturalism".
Në Janar të vitit 2011 ka qenë pjesëmarrës në Debatin e Formatit Britanik Parlamentar,të organizuar nga Klubi Kosovar I Debatit dhe IPOL,me temën "Dialogu Ndëretnik në Kosovë .
Poashtu gjatë preiudhës tre mujore Maj-Korrik ka ligjeruar kursin për Debat Britanik Parlamentar, në Universitetin Iliria në Prishtinë.
Ka filluar të punoj në Iniciativën për Progres –INPO që nga fillimi I vitit 2011 si Hulumtues rrespektivisht monitories për Komunën Prishtinës.
|
|
|
Edmir Sejdiu - Hulumtues / Prishtinë
Edmir Sejdiu, ka lindur më 15 Dhjetor 1989, në Runik të Skënderajt.
Edmiri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike, në Universitetin e Prishtinës në vitin 2011.
Gjatë kësaj periudhe të studimeve Edmiri është angazhuar si vullnetar në shumë aktivitete në të mirë të shoqërisë, me IPOL (Instituti Ballkanik i Politikave), po ashtu është edhe Kryetar i Klubit Kosovar të Debatit (KDC), dhe njëherit ushtron profesionin si Ligjërues dhe Trajner i Debatit Parlamentar (British Parlamentary BP), si në Universitetin e Prishtinës, po ashtu edhe në Kolegjin Iliria.
Gjatë vitit 2010 së bashku me studentët tjetër të cilët janë pjesë aktive e këtij Klubi ka marrë pjesë në Akademinë Internacionale të Debatit (Internacional Debate Academy in Slovenia- IDAS), mbajtur në Slloveni.
Po ashtu në muajin Janar të vitit 2011, së bashku me anëtarët tjerë të Klubit Edmiri ka organizuar Trajnimin me temë “Dialogu ndër Etnik në Kosovë” me studentë të minoriteteve, Serb, Turq, Ashkali dhe Shqiptarë, trajnim ky i cili është organizuar në bashkëpunim me IPOL, dhe mbështetur nga YIHR (Youth Initiative for Human Rights).
Në kuadër të angazhimeve të tij në sferën e debatit, Edmiri, ka marrë pjesë si Trajner dhe Gjykatës në shumë Gara të Debatit, të organizuara në Kosovë, si në debatet e formatit Karl Popper, ashtu dhe British Prlamentary.
Në INPO Edmir Sejdiu monitoron Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Hulumton politikat publike lokale.
|
|
|
Osman Bllaca - Asistent i Financave / Prishtinë
I lindur më 25 qershor 1988. Osmani ka përfunduar fakultetin Ekonomik përkatësisht në departamentin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Ka mbaruar studimet në Universitetin AAB-RIINVEST, universitetin më të mirë privat në Kosovë, ku tri vite me radhë ishte një ndër studentet më të dalluar të gjeneratës.
Së pari fillon punën në Institutin për Studime të Politikës Evropiane – ISPE, për një kohë punon edhe punë vullnetare dhe duke bërë hulumtime, anketa etj.
Më pas ka punuar në bankën NLB Prishtina ku ka fituar një eksperiencë të mirë në fushën e sektorin bankar në Kosovë. Edhe pse qëndrojë në një periudhë të shkurtë kohore në këtë institucion financiar, ai merr njohuri të mëdha në aspektin financiar gjegjësisht bankar.
Osmani më pas ishte në Ministrinë e Administratës Publike – MAP, saktësisht në zyrën për Buxhet dhe Financa. Si zyrtar financiar që ishte, ai thellon edhe më tepër njohuri në fushën e financave.
Në janar të vitit 2011 merr pjesë në turnamentit e debatit, formatit British Parlamentary (BP) të organizuar nga Klubi Kosovar i Debatit (KDC) IPOL dhe YIHR. Duke u bazuar në rëndësinë e këtij debati që kishte për qëllim afrimin e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ai ka japë një kontribut të madh, ku temë e këtij debati ishte ‘’Dialogu Ndër-Etnik’’.
Në mars të vitit 2011 i bashkohet organizatës INPO. Në INPO kryen punën në sektorit e financave.
|
|
|
Alaudin Bytyqi - Hulumtues
|
|
|
Rina Demiri- Menaxhere e Projektit
Pas një pune vullnetare tri vjeçare në INPO, me një angazhim të dendur në kuadër të Qendrës Burimore të Aktivizmit “Aktiva”, dhe pas një përvoje të arritur si garuese dhe si trajnere e debatit në formatin “Karl Popper”, Rina Demiri i bashkangjitet INPO-s.
Ajo ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në garat e debatit të formatit “Karl Popper” në Pragë dhe në Stamboll, kurse ka ndjekur akademinë internacionale të debatit në formatin “British Parliamentary” në Slloveni, me temë të përgjithshme “Debati i përgjigjet sfidave të imigrimit dhe multikulturalizmit”.
Përgjatë tri viteve (2009-2012) ka udhëhequr trajnimet për zhvillimin e kulturës së debatit si me grupet brenda INPO-s ashtu edhe me grupet e komunitetit RAE, në bashkëpunim me Lëvizjen FOL.
Ajo aktualisht është studente e vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Po ashtu edhe në krijimtarinë e lirë artistike ka shënuar suksese duke nxjerr në botim dy libra letrar, njëra prej të cilave drama “Zogu NATO” edhe i është inskenuar në teatrin e të rinjve “Dodona” në Prishtinë.
|
|
|
Miranda Gagica - Kordinatore (Activa)
|