|
|
Sibel Halimi
Sibel Halimi është projekt menaxhere si dhe hulumtuese kryesore në rojektet
e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (www.kgscenter.net). Halimi,përndryshe ka diplomuar në degën e filozofisë dhe sociologjisë dhe më 2007 merr gradën “profesoreshë e sociologjisë dhe filozofisë”.
Sibel Halimi është kandidate e Masterit në Sociologji. Që nga viti 1999 është e angazhuar në shoqërinë civile. Gjatë kësaj kohe ajo ka mbajtur disa pozita që merren me zhvillimin e demokracisë, arsimit dhe barazisë gjinore.
Përndryshe, Halimi ka të botuar librin e saj me poezi "Kopshti i
Mëkateve" si dhe një seri shkrimesh, esesh socio-filozofike të botuara në periodikun
kosovar “Koha Ditore” dhe atë ndërkombëtar.
Halimi para se të bëhet pjesë e stafit të Qendrës Kosovare Për Studime Gjinore, ka
punuar në KIPRED (Instituti Kosovar Për Kërkime dhe Hulumtime të politikave), si zyrtare e trajnimeve, në organizimin e rajnimeve partive politike.
|
|
|
Rinor Beka
Rinor Beka, është menaxher i Programit Legjislativ të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Kosovë. Që nga viti 2006, është angazhuar në implementimin e programeve të që mbështesin punën e komisioneve parlamentare si dhe avancimin e kapaciteteve të Administratës së Kuvendit.
Para se ti bashkëngjitet NDI, ka punuar për pesë vite në një program të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve (ICITAP), në Shkollën e Shërbimit Policor në Vushtrri. Rinori ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
|
|
|
Leonora Kryeziu
Leonora Kryeziu - ka lindur në Prishtinë në vitin 1971, ajo studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze, në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1994, ajo filloi punën si Asistente në Universitetin e Prishtinës, fillimisht në Departamentin e Gjuhës Angleze. Në vitin 2003 ajo u largua nga Departamenti i anglishtes për të vazhduar karrierën e saj si Profesoreshë e Gjuhës Angleze për Qëllime Akademike në Departamentin e Shkencave Politike, UP.
Përveç pënës së saj primare si profesoreshë, Leonora është angazhuar intensivisht në aktivitetet e shoqërisë civile. Që nga viti 1999 ajo ka punuar me shumë organizata ndërkombëtare që mbështesnin zhvillimin e demokracisë në Kosovë, si: USAID, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), Qendra Evropiane për Çështje Minoritare (ECMI) nga ku Leonora themeloi së bashku me Këshillin e Evropës "Shkollën Politike" .
Që nga viti 2003, ajo ka qenë Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e organizatës. Kryeziu së bashku me kolegët e tjerë të Shkollës Politike kanë arritur që këtë shkollë ta ngrisin në një nivel të lartë të reputacionit.
Si drejtoreshë i një prej organizatave kryesore, e që ka dhënë edukimin politik dhe forum për debat në Kosovë, ajo arriti që rreth rreze veprimit të Shkollës Politike të mbledhë shumë njerëz të rëndësishëm që në vitet e ardhshme do të mbajnë poste të rëndësishme qeveritare dhe do të bëhen aktivistë të shoqërisë civile. Përveç reputacionit të mirë në nivel lokal, ajo luajti rol të rëndësishëm në promovimin e Shkollës Politike Të Prishtinës në Këshillin e Evropës.
Leonora Kryeziu është edhe anëtare e bordit të Klubit për Politikë të Jashtme dhe Instituti Ballkanik të Politikave.
|
|
|
Samir Reka
Samir Reka është Jurist i Diplomuar dhe kandidat për Master në Drejtimin Kushtetues- Administrativ në Universitetin e Prishtinës. Përvojat e tij në fushën e veprimit të OJQ-ve janë shumë të gjera, duke qenë Koordinator i Projekteve në Klubin për Politikë të Jashtme dhe themelues i OJQ- “FDSHC”, gjithashtu Koordinator i rrjetit të OJQ-ve në Ferizaj.
Kontributi i z. Reka njihet edhe në sferën politiko- juridike, ai ishte Asistent i Grupit Parlamentar Ora në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2004- 2007, si dhe Asistent politik i Kryetarit të Partisë Reformiste Ora dhe anëtarit të Delegacionit për Negociata z. Veton Surroit.
Praktikat në Gjykatën Regjionale të Prishtinës të Organizuar nga Fakulteti Juridik dhe Universiteti nga SHBA- të Kent Law dhe Hulumtimi i vrasjeve në Gjykatën e Regjionale të Gjilanit, i organizuar nga Qendra Juridike e Kosovës dhe Fakulteti Juridik, tregojnë angazhimin e z. Rekës në cilësinë e hulumtuesit ligjor.
|
|
|
Veton Mujaj
Veton Mujaj që nga viti 1996 është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë.
Mujaj është një ndër themeluesit dhe Drejtor Ekzekutiv i OJQ “Syri i Visionit”(syriivizionit.org), gjithmonë duke bërë përpjekje për të mbështetur komunitetin përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.
Po ashtu bashkë-themelues dhe anëtar bordi i shumë rrjeteve tematike të shoqërisë civile në Kosovë e jashtë saj, si: Demokracia në Veprim, Civikos, ProPeace Platform, Eko-Lëvizja, OneWorld Platform for SouthEast Europe, Koalicioni për KOMRA, etj.
|