Twitter

INPO publikoi Raportin e Monitorimit te Qeverisjes Lokale ne regjionin e Ferizajt, Raportin mund ta gjeni ne linkun: http://t.co/DikRNb1

Tweeted on 08-10 3:42


Aktivitetet

26.01.12 | Programi për Qeverisje të mirë

Mos pastrimi i borës në rrugë dhe trotuare të Prishtinës vë në sprovë komunën.

Prishtinë, 26 janar 2012 –Bora e rënë ditëve të fundit përveç problemeve tjera, po shkakton vështirësi të mëdha në qarkullimin e lirë të njerëzve në kryeqytet, në të gjitha format e tij: shumica e rrugëve janë në gjendje të mjerueshme, me vështirësi të qarkullimit për vetura, trotuaret dhe shkallët publike të papastruara dhe të cilat paraqesin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Prishtinës; zonat rurale poashtu rrezikohen të bllokohen fare, ngaqë Komuna e Prishtinës dhe kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve po tregohen të pa-afta për të menaxhuar një situatë të pritur dhe të parashikuar.

Kompanitë “Pastrimi”, “Toifor” dhe “Zahiri” marrin afër 900 mijë euro në vit nga paratë e taksapaguesve të Komunës së Prishtinës për mirëmbajtje të rrugëve dhe trotuareve. Mirëpo përkundër kësaj shume marramendëse, këto kompani nuk po arrijnë të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale që të sigurojë qarkullim të lirë dhe të sigurtë për qytetarët në rrugë dhe trotuare.

Është për të ardhur keq që komuna më e madhe në vend që është dhe Kryeqyteti i Kosovës dhe kompanitë përgjegjëse nuk janë në gjendje të përballen në mënyrë efektive me një fenomen natyror siç është rënja e borës, që përveç se ka qenë e pritur ka qenë dhe e parashikuar.

Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në veçanti, që të mobilizohet dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lirimin dhe pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve për qytetarët.

Kërkojmë nga kompanitë e kontraktuara që të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale dhe për të cilat paguhen nga paratë publike dhe të pastrojnë rrugët, trotuaret dhe shkallët publike të kryqytetit.

Kërkojmë gjithashtu nga Komuna e Prishtinës që të mbajë përgjegjëse kompanitë në rast se ato nuk përmbushin obligimet e tyre të specifikuara me kontratat respektive.



Posto në mediat sociale —





Publikimet

Plani medial i D4D/INPO për ditë të zgjedhjeve

PDF

Raporte

Raporti i Monitorimit “Qeverisja Lokale në Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Janar-Dhjetor 2011”

PDF

Raporte

Qeverisja Lokale në Ferizaj, Janar-Dhjetor 2011

PDF

Publikimet

Pranoni regullisht INPO Newsletter
në INBOX-in tuaj


Kalendari

Lidhje me rëndësi


19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- Gjilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJAKOVË

Lokacioni: Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Ora: 10:00-16:00