Twitter

INPO publikoi Raportin e Monitorimit te Qeverisjes Lokale ne regjionin e Ferizajt, Raportin mund ta gjeni ne linkun: http://t.co/DikRNb1

Tweeted on 08-10 3:42


Aktivitetet

09.06.08 | Programi për Qeverisje të mirë

Kuvendi Komunal nuk respekton institucionin e konkursit

Ferizaj, 09 Qershor 2008: INPO më 26 Maj ka reaguar për mënyrën e shpalljes së konkursit për punësimin e zyrtarëve në Zyrën e Prokurimit të Komunës së Ferizajt dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjes të personave të pa certifikuar, duke anashkaluar Ligjin në fuqi 2003/17 për Prokurim Publik dhe mundësinë për nepotizëm duke zgjedhur persona në baza partiake dhe në këtë mënyrë duke mos respektuar institucionin e konkursit. Në këtë reagim INPO paralajmëroi se do të bëjë monitorimin e zgjedhjes së zyrtarëve dhe do të bëjë njoftimin e medieve për zhvillimet eventuale.



Pas monitorimit të intervistave dhe pas hulumtimit të biografive të zyrtarëve të zgjedhur z. Hyzri Ferizi – Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit dhe z. Islam Ademi – Zyrtar i Prokurimit, ne kemi arritur të identifikojmë dy parregullsi kryesore:

1. Emërimin e dy personave të pa certifikuar si zyrtar të prokurimit nga ana e Drejtorisë së Administratës dhe Personelit të Kuvendit Komunal; një veprim që bie ndesh me Ligjin për Prokurim Publik 2003/17 respektivisht nenin 21 alineja 2 i cili saktëson se: Një person mund të shërbej si zyrtar i prokurimit vetëm nëse posedon diplomën universitare dhe "Certifikatën profesionale të prokurimit" aktuale dhe të vlefshme, të dhënë nga IKAP(Instituti i Kosovës për Administratë Publike), me të cilën dëshmohet se personi në fjalë ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme trajnimin për këtë ligj dhe praktikat e prokurimit në UE.

1. Më tutje bazuar në nenin 24 të po këtij ligji thuhet se zyrtari i prokurimit është i obliguar që të bëjë nënshkrimin e kontratave, kurse një gjë e tillë nuk mund të realizohet nga dy zyrtarët e emëruar për shkak se KRPP-ja nuk pranon kontratat e nënshkruara nga zyrtarë të pa certifikuar dhe të njëjtat i shpallë të pa vlefshme. Personat e emëruar nga DAP janë vetëm një shpenzim shtesë për Administratën Komunale për shkak se nuk mund të kryejnë punën e zyrtarit.

2. Personat e punësuar janë aktivistë të PDK-së në Ferizaj, një gjë kjo e konfirmuar në bisedat jo-formale që kemi zhvilluar me zyrtarë të lartë të Kuvendit Komunal dhe persona të tjerë gjatë fazës së hulumtimit të biografive të personave në fjalë.



Apelojmë te Kryetari i Komunës z. Bajrush Xhemaili që të respektoj ligjet në fuqi dhe të garantoj respektimin institucionit të konkursit duke siguruar konkurrencë të ndershme dhe të paanshme në rekrutimin e shërbyesve civil në Kuvendin Komunal. Kryetari i Komunës, nuk është Kryetar i PDK-së në Ferizaj por i tërë qytetarëve të komunës dhe si i tillë duhet të sillet, për të mundësuar të gjithëve shanse të barabarta dhe në këtë cilësi ne i bëjmë thirrje që të rishqyrtoj procedurat e zbatuara në rekrutimin e zyrtarëve të Zyrës së Prokurimit.



Posto në mediat sociale —





Publikimet

Plani medial i D4D/INPO për ditë të zgjedhjeve

PDF

Raporte

Raporti i Monitorimit “Qeverisja Lokale në Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Janar-Dhjetor 2011”

PDF

Raporte

Qeverisja Lokale në Ferizaj, Janar-Dhjetor 2011

PDF

Publikimet

Pranoni regullisht INPO Newsletter
në INBOX-in tuaj


Kalendari

Lidhje me rëndësi


19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- Gjilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJAKOVË

Lokacioni: Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Ora: 10:00-16:00