Twitter

INPO publikoi Raportin e Monitorimit te Qeverisjes Lokale ne regjionin e Ferizajt, Raportin mund ta gjeni ne linkun: http://t.co/DikRNb1

Tweeted on 08-10 3:42


Aktivitetet

22.02.12 | Programi për Qeverisje të mirë

“Ferizaj qyteti më i (pa)pastër”

Komunikatë për media KJ2012/39

Kryetari i qytetit z. Bajrush Xhemaili pati premtuar se Ferizajn do ta bëjë qytetin më të pastër në Kosovë. Por situata aktuale tri vite pasi kryetari ka fituar mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin nuk duket aspak inkurajuese. Shkrirja e borës ka qitur në pah papastërtinë e qytetit të Ferizajt. Mbeturinat të cilat ishin të mbuluara nga bora e javëve të fundit janë zbuluar me fillimin e shkrirjes së borës duke treguar mos efikasitetin e komunës dhe KRM “Pastërtia” për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

Organizata INPO përmes performancës së sotme “Ferizaj qyteti më i (pa)pastër” ia ka rikujtuar qytetarëve zotimin e Kryetarit. INPO është e vetëdijshme që gjatë javëve të kaluara ka qenë gjendje e jashtëzakonshme por kjo nuk do të thotë që Kryetari, Drejtoria për Shërbime Publike dhe kompania e kontraktuar nga Komuna, KRM “Pastërtia” të vazhdojnë gjumin dimëror.

INPO nuk lë anash as papërgjegjësitë e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit, kështu u bënë thirrje qytetarëve që mbeturinat të mos i hedhin vend e pavend dhe të kenë kujdes sa më të madh për ambientin i cili i rrethon. Por papërgjegjësia e qytetarëve në asnjë rast nuk i shfajëson organet kompetente për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet nga obligimet e veta.

Përmes kësaj komunikate ne gjithashtu i bëjmë thirrje KRM “Pastërtia” që paraprakisht të pastrojë kryqet e gypave të kanalizimit që me shkrirjen e borës të evitojë rrezikun e vërshimeve eventuale.



Posto në mediat sociale —





Publikimet

Plani medial i D4D/INPO për ditë të zgjedhjeve

PDF

Raporte

Raporti i Monitorimit “Qeverisja Lokale në Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Janar-Dhjetor 2011”

PDF

Raporte

Qeverisja Lokale në Ferizaj, Janar-Dhjetor 2011

PDF

Publikimet

Pranoni regullisht INPO Newsletter
në INBOX-in tuaj


Kalendari

Lidhje me rëndësi


19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- Gjilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJilan

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini”

Ora: 10:00-16:00



19 November

2011

arrow

Shkolla e Aktivizmit- GJAKOVË

Lokacioni: Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Ora: 10:00-16:00