![](https://inpo-ks.org/wp-content/uploads/2022/06/logo-web-22-1140x410.jpg)
Pas reagimit të INPO-s, Komuna e Vitisë largon nga Dosja e Tenderit ISO standardet jo valide dhe jo relevante
18/07/2022Prishtinë, 18 korrik 2022 – Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Rregullimi i Objektit për Inkubator Biznesi”, me numër të prokurimit 657-22-5788-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 494,253.00 Euro, të udhëhequr nga Komuna e Vitisë.
Gjatë monitorimit, INPO ka gjetur se për këtë aktivitet të prokurimit Komuna e Vitisë ka kërkuar një numër shumë të madh të ISO standardeve, përfshirë edhe ISO standardet të cilat nuk janë fare valide. Konkretisht është kërkuar standardi OHSAS 18001, i cili nuk është valid që nga muaji mars i vitit 2021, pastaj ISO 14001 2004 i cili nuk është valid nga muaji shtator i vitit 2018.
Gjithashtu, Komuna e Vitisë ka kërkuar edhe ISO standardin IEC 27001 2013, i cili është standard ndërkombëtar për menaxhimin e sigurisë së informacionit, dhe standardin ISO 28001 2007, i cili është standard për sistemet e menaxhimit të sigurisë për rrjetin furnizues, ndërsa aktiviteti i inicuar nga Komuna e Vitisë nuk ka të bëjë asgjë me punë të kryera në fushën e informacionit ose teknologjisë, pra këto standarde janë plotësisht jo relevante për aktivitetin në fjalë.
INPO më 06.07.2022, nëpërmjet një reagimi jo publik, ka kërkuar nga Komuna e Vitisë që të largohen të gjitha ISO standardet jo valide dhe ato jo relevante, dhe në Dosje të Tenderit të mbesin vetëm kërkesat e domosdoshme të cilat sigurojnë përmbushjen e kontratës në mënyrë cilësore.
Më 18.10.2022, Komuna e Vitisë, nëpërmjet Formularit B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, ka larguar ISO standardet jo valide dhe ato të cilat kanë qenë jo relevante me natyrën e aktivitetit të iniciuar.
Shih ndryshimet në Formularin B54:
INPO do të vazhdoj ta monitoroj prokurimin publik në të gjithë Republikën e Kosovës.