Notice: wpdb::prepare was called incorrectly. The query does not contain the correct number of placeholders (2) for the number of arguments passed (3). Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 4.8.3.) in /home/inpoks/public_html/wp-includes/functions.php on line 4140
Kryetari Ahmeti shkelë ligjin me mosformimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi – Iniciativa për Progres

Kryetari Ahmeti shkelë ligjin me mosformimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi

08/02/2018

INPO shpreh  shqetësimin për shkak të mos formimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Janë bërë më shumë se një muaj që kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka dhënë betimin e tij, porse ky trup nuk është konstituuar.

Kjo është detyrë dhe përgjegjësi e kryetarit. Formimi i këshillit komunal për siguri në bashkësi është në funksion të lehtësimit të jetës s֝ë qytetarëve, ngase merret me adresimin e çështjeve të sigurisë.

Sipas Udhëzimit  Administrativ  Nr.27/2012 MPB – 03/2012 MAPL  për Këshillat Komunale  për  Siguri në Bashkësi, 30 ditë pas fillimit të mandatit, të kryetarit të komunës, nëpërmjet një njoftimi publik ai obligohet t`i ftoj komunitetet përkatëse për të bërë propozimet e anëtarëve të tyre në KKSB. Më pas bëhet lista e cila i dërgohet për miratim Kuvendit Komunal.

Megjithëkëtë kryetari Ahmeti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të formuar këtë Këshill, i cili do të kontribuonte në sigurinë e qytetarëve të komunës.

Nga ana tjetër, vërehet mosgatishmëria e koordinimit të institucioneve për të siguruar: Rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me natyrën e krimeve, parregullsitë dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal; Identifikimin e brengave lidhur me sigurinë publike; Rekomandimin e planeve të veprimit dhe adresimi i brengave të qytetarëve te autoritetet komunale; Ndërtimin e besimit në mes të policisë dhe qytetarëve nëpërmjet ndërtimit të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në çdo bashkësi; Përfaqësimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve të të gjithë qytetarëve për çështjet e krimit dhe çështjet e tjera që lidhen me kualitetin e jetës.

Mosfunksionalizimi i KKSB-së, tregon neglizhencën e qeverisjes aktuale kundrejt politikave efektive në interes të sigurisë së qytetarëve.

Andaj, INPO  i bën thirrje Kryetarit të Komunës që ta adresojë menjëherë formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si parakusht minimal për mbikëqyrjen e aspektit të sigurisë dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë publike.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).