INPO nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës dhe Pejës

14/04/2016

Organizata Iniciativa për Progres ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës dhe Pejës, në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjve në zhvillimin e arsimit profesional” të financuar nga ATRC-USAID.

Ky memorandum ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes organizatës INPO dhe komunave, në avansimin e politikavezhvillimore lokale të arsimit profesional. Objektivat e bashkëpunimit do të jenë: Rritja e përfshirjes së të rinjve në përmirësimin e politikave strategjike të zhvillimit të arsimit profesional në ndërlidhje me strategjitë komunale të zhvillimit ekonomik dhe Ngritja e vetëdijes së të rinjve për shkollimin profesional, tregun e punës dhe orientimin në karrierë.

Ky projekt do të realizohet në shtatë komuna të Kosovës, në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan.